Mbyllet shkolla në Vlorë, 5 mësues të infektuar

exit.al 2 Shkurt 2021, 11:25

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur, të martën, një shkollë jopublike në Vlorë, pasi të paktën pesë mësues rezultuan të infektuar me Covid-19.

Mësimi do të vijojë virtualisht për të paktën 14 ditë, deri në përfundimin e karantinës për mësuesit e infektuar.

Në ditët në vijim pritet të mësohet nëse mes stafit të shkollës apo nxënësve ka të infektuar të tjerë.

Shpërndaje te miqtë