“Lëvizja VETËVENDOSJE!, Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit. Për më tepër ata nuk janë të dënuar me burgim. Prandaj, në këtë aktgjykim nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës dhe garës zgjedhore. Shihemi më 14 shkurt, në referendum, për qeverisje të mirë, me Albin Kurtin kryeministër.”
Sa i takon deklaratave se Kurti nuk mund të kandidojë, zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi ka thënë për Exit News se:"KQZ-ja do t’i dërgojë Këshillit Gjyqësor të Kosovës listën me kandidatët e të gjitha subjekteve politike për të marrë përgjigje nëse janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, respektivisht germën Q të këtij neni.
Po ashtu, do të komunikojmë me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të parë nëse ndonjërit prej kandidatëve i është hequr e drejta për të qenë kandidat në zgjedhje me vendim të këtij institucioni."
Kreu Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka quajtur referendum dhe gjyq popullor të “politikës së keqe” zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë më 14 shkurt. Presidentja në detyrë Vjosa Osmani vendosi datën 14 shkurt si datë për zgjedhjet. Ndërkohë tre muaj pas zgjedhjeve partitë politike duhet të zgjedhin presidentin e vendit. Këtë post që nga 5 nëntori është duke e ushtruar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Shpërndaje te miqtë
