Greqia regjistron 510 raste të reja dhe 47 viktima nga Covid-19

exit.al 7 Janar 2021, 20:20

Greqia regjistroi, të enjten, 510 raste të reja me Covid-19.

Kështu bëri me dije  Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi.

Numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve ka shkuar në 142 777.

391 të infektuar janë në intubim, ndërsa 911 pacientë të tjerë janë në duke marrë terapi intensive.

Në Greqi kanë humbur jetën 47 pacientë me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 5146.

Shpërndaje te miqtë