Britania regjistron 1.162 viktima nga COVID-19 në 24 orë

exit.al 7 Janar 2021, 23:15

Britania e Madhe shënoi të enjten ditën më të rëndë sa i përket pandemisë së koronavirusit që nga 21 prilli 2020.

Të enjten Britania regjistroi 1,162 viktima.

Numri i përgjithshëm i viktimave  ka shkruar  në 78.508. Britania është vendi që regjistron më shumë viktima  në Evropë si pasojë e COVID-19.

Qeveria britanike njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 52.618 raste të reja me COVID-19,  duke e çuar numrin e përgjithshëm  të të infektuarve në 2.889.419.

 

Shpërndaje te miqtë