“Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy përfaqësuesit e LV-së, sepse kjo do të krijonte probleme dhe komplikime për bashkatdhetarët.
Jo secili bashkatdhetar mund të ketë email adresë personale, sidomos më të moshuarit, derisa dërgimi individual i zarfeve për votim do të krijonte shpenzime shtesë dhe humbje kohe për secilin prej tyre, e rrjedhimisht mosaplikimin dhe mosbotimin.”
Lëvizja shprehet se përfaqësuesit e tyre në KQZ kanë ngritur disa çështjen e aplikimit online si mënyra më e lehtë për aplikim. Sipas LVV disa parti po tentojnë të bllokojnë votimin e shtetasve të Ksoovës që ndodhen jashtë vendit, pasi Vetëendosja ka një mbështetje të madhe aty. Për këtë LVV tha: “Raporti i Lëvizjes më mërgatën është i qartë. Lehtësimi i procedurave të votimit për bashkatdhetarët dhe integriteti i procesit zgjedhur janë prioritet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfaqësuesve tanë në KQZ dhe qeverisjes sonë të ardhshme”. [caption id="attachment_123367" align="alignnone" width="526"]
o[/caption]
Vendimi i KQZ u kundërshtua dhe nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani, e cila të hënën fill pas publikimit të vendimit i kërkoi KQZ të rishikojë vendimin.
Shpërndaje te miqtë
