Përditësim 12 janar: 656 raste të reja dhe 5 viktima me Covid-19

exit.al 12 Janar 2021, 17:27

656 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 64,627.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 5 qytetarë: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastër, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamëz dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Prrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrgozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (12 Janar 2021)

Raste të reja ditore 656

Të shëruar në 24 orë 440

Të shtruar në spitale 258

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3727

Testime totale 297,106

Raste pozitive 64,627

Raste të shëruara 38,421

Raste Aktive 24,954

Humbje jete 1252

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14396

Fier 1821

Shkodër 1363

Durrës 1335

Lezhë 1005

Vlorë 1006

Korçë 913

Elbasan 918

Berat 802

Dibër 556

Gjirokastër 457

Kukës 382

Shpërndaje te miqtë