“Dy javët e para fillon trupi të krijojë anti-trupa, por duhet doza e dytë që të plotësohet procesi i vaksinimit.”
Ajo theksoi se mund të nevojitetn deri në 7 ditë pas bërjes së dozës së dytë, që i vaksinuari të ketë imunitet nga virusi. Deri në atë moment, të gjithë ata që bëjnë vaksinën duhet të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse si mbajtja e maskave apo distancimi social. Preza sqaroi se në Shqipëri nuk do të aplikohet përzierja e dozave të vaksinave të ndryshme, siç parashikon të bëjë Anglia:“Nëse vaksinohemi me Phfizer edhe e dyta do të bëhet me të, jo të marrim tjetër.”
Shqipëria nisi vaksinimin anti-Covid të hënën, në 11 janar, me vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech. Deri më tani kanë marrë dozën e parë mjekët e spitalit Infektiv, Sanatoriumit dhe ka nisur vaksinimi i epidemiologëve të terrenit. Shpërndaje te miqtë
