Vritet një familje muslimane në Kanada

exit.al 8 Qershor 2021, 09:30

Një familje muslimane kanadeze me katër anëtarë u vra nga përplasja me dashje nga një kamionçinën i motivuar nga urrejtja, njoftoi Reuters.

Policia në kanadeze njoftoi se 20-vjeçari Nathaniel Veltman, goditi pesë anëtarë të familjes, të moshës nga 9 në 74 vjeç, dhe më pas u largua me shpejtësi të lartë .

Veltman u arrestua pas incidentit dhe u akuzua për katër vrasjes të shkallës së parë dhe një akuzë për vrasje në tentativë.

"Ka prova që ky ishte një akt i planifikuar, i paramenduar, i motivuar nga urrejtja," u tha gazetarëve polici Paul Waight nga departamenti i policisë në Londër. "Ne besojmë se viktimat u vunë në shënjestër për shkak të besimit të tyre islamik," tha Waight.