Voltana Ademi letër ambasadorëve: PS po kap në mënyrë të paligjshme shoqatën e Bashkive

exit.al 8 Qershor 2021, 08:32

Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi i ka kërkuar përfaqësive të huaja në vend të monitorojnë veprimet e Partisë Socialiste për kapjen e shoqatës së Bashkive.

Ademi në një letër dërguar diplomatëve të martën, akuzon përfaqësues ët PS-së jo anëtarë të shoqatës, të cilët përmes veprimve të paligjshme po përpiqen të kapin shoqatën.

Shoqata e Kryebashkiakëve të Shqipërisë dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretimin e ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit, në 2019.

Tjetër kërkesë që shoqata ka ngritur në gjykatën kushtetuese është nëse regjistrimi dhe pjesëmarrja e partisë Bindja Demokratike në zgjedhje ishte e ligjshme apo jo.