PD e quan të paligjshëm shqyrtimin nga Kolegji Zgjedhor të kërkesës për përjashtimin e 7 gjyqtarëve

exit.al 8 Qershor 2021, 08:45

Partia Demokratike ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të shqyrtuar kërkesën e PD-së për përjashtimin e 7 gjyqtarëve. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu e quan të paligjshme shqyrtimin e kërkesës së PD-së nga Kolegji për përjashtimin e tyre.

PD kërkoi të hënën përjashtimin e 7 prej 8 gjyqëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që refuzuan përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër.

PD argumentoi se këtyre gjyqëtarëve u mungon paanësia dhe do të vazhdojnë të refuzojnë 6 kërkesat e PD-së për sigurimin e provave shtesë për qarqete tjera, ku kërkohet shpallja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve.