“Shkolla 'Emin Duraku' është shndërruar në një vatër infeksioni: 8 mësues dhe 20 të karantinuar.
Por asnjë prind nuk është njoftuar dhe asnjë nxënës që ka pasur kontakt me këto mësues, nuk është testuar.
Drejtoria e shkollës ka refuzuar të japë informacion për mësuesit e infektuar, pavarësisht këmbënguljes së prindërve.”
Vokshi i bëri thirrje qeverisë Rama që të nisë sa më parë zbatimin e planit me 5 pikë të rekomanduar nga Partia Demokratike, për të menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia. Në lidhje me situatën në shkolla, Vokshi kërkoi sa më parë:- Testimin e vazhdueshëm të mësueve dhe nxënësve;
- Ofrimin e maskave dhe dezinfektantëve falas në shkolla;
- Krijimin e kushteve higjieno-sanitare që çdo mësues e nxënës të ketë mundësi të lajë duar me ujë e sapun.
