“Të ardhurat e mia dhe pasuria ime është transparente prej 2005. Unë nuk kam qënë asnjëherë i varfër. Akuzat ishin pse kisha kaq shumë të ardhura. E gjitha është një fushatë që ka për qëllim baltosjen për të më ndalur në bërjen e detyres time, për të çuar paratë e shqiptarëve aty ku kanë nevojë.
Aty i kanë të ardhurat e mia ILDKP, prokuroria, policia.”
Basha shtoi se Veliaj kujtohet të hedh baltë mbi Bashën sa herë që ky i fundit akuzon qeverinë për keqmenaxhimin e pandemisë dhe krizës ekonomike që solli ajo. Ai tha se për të gjitha akuzat ndaj tij, e ka paditur Veliajn për shpifje. Shpërndaje te miqtë
