Covid-19 mbyll përkohësisht gjykatën e Elbasanit

exit.al 19 Tetor 2020, 10:08

Të paktën tre punonjës në Gjykatës së Elbasanit janë infektuar me Covid-19. Të infektuarat janë dy sekretare gjyqësore dhe kryesekretarja.

Instituti i Shëndetit Publik ka nisur testimin e të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatës.

Për këtë arsye, gjykata është mbyllur përkohësisht deri në një njoftim të dytë. Gjykata do të shqyrtojë vetëm  çështjet urgjente.

Shpërndaje te miqtë