Vazhdojnë përplasjet mes Kryebashkiakut Leli dhe Këshillit Bashkiak

exit.al 22 Qershor 2021, 11:51

Përplasjeve mes Kryetarit Dritan Leli të Bashkisë Vlorë dhe Këshillit Bashkiak i është bashkuar zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila ka mbështetur Këshillin.

Këshilli kërkon të zhvillojë mbledhje fizike me Lelin, por ky thotë se mbledhjet mund të bëhet vetëm online, pasi urdhri i ministrisë së shëndetësisë i ndalon ato për shkak të pandemisë.

Në një përgjigje për sekretariatin e Këshillit, Rakacolli thotë se urdhri ndalon “tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë festive” por jo mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës.

Partia Socialiste i është kundërvënë Kryebashkiakut Leli që kur ky refuzoi propozimin e Kryeministrit Edi Rama për të kandiduar si deputet në Vlorë.