KLP pezullon prokurorin e Sarandës

exit.al 22 Qershor 2021, 11:20

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka pezulluar prokurorin e Sarandës Sali Hasa, sot, 22 qershor.

Prokurori u arrestua nga Prokuroria për akuzën e korrupsionit.

Hasa sipas hetimeve ka hequr ndjekjen penale ndaj Emiliano Miranit, një person të akuzuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në dosjen e prokurorisë, Hasa është fotografuar me një familjarë të të aluzuarit.