Vasili: opozita nuk ka paraqitur asnjë kërkesë shtesë

exit.al 1 Qershor 2020, 13:26

Opozita nuk ka paraqitur aanjë kushtë t ri për reformën zgjedhore, shprehet Petrit Vasili përfaqësuesi i LSI-së në këshillin politik në një postim në facebook.

“Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve që garanton votën e lirë nga vjedhjet janë aty prej javësh”, shkruan Vasili.

Afati i vendosur më 31 maj për përfundimn e reformës zgjedhore kaloi pa asnjë dakordësi. Përfaqësuesi e opozitës dhe shumicës akuzojnë njëri-tjetrin për mos arritjen e dakordësisë.

Ndërkohë nga deklaratat e tyre kuptohet se është pranuar nga opozita depolitizimi i komisioneve zgjedhore por nuk është pranuar nga shumcia zbatimi i teknologjisë, në identifikimin e zgjedhësve.