Emërohen numri 2 i SPAK dhe drejtuesi i njësisë antikorrupsion

exit.al 1 Qershor 2020, 14:18

Altin Dumani u zgjodh zëvendësdrejtues i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe drejtues i seksionit kundër krimit të organizuar. Ndërsa Ervin Kondilli u zgjdoh drejtues i seksionit të korrupsionit në SPAK. Vendimet u morrën në mbledhjen e datës 1 qershor nga prokurorët e SPAK.

Ervin Kondilli është prokurori i cili po heton shembjen e Teatrit Kombëtar dhe tenderat sekret për mjete shëndetësore mbrojtëse të kryer nga qeveria gjatë krizës së koronavirusit.