Kryeministri Rama sqaron udhëtimin e tij në Paris

exit.al 1 Qershor 2020, 12:40

Kryeministri Edi Rama pohoi se ndodhet në Tiranë dhe jo në Paris.

Në një reagim në Twitter, ai tha se kishte udhëtuar ditën e premte drejt Francës, për një vizitë informale të nivelit të lartë.

“Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë”

Në lidhje me akuzat për shpenzimet e luksit, Rama pohoi se” "shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë" ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnë ditë-natë!”