- Reforma administrative dështim i frikshëm me dëme financiare të pallogaritshme;
- Reforma në drejtësi më shumë se dështim, thjesht kapje e drejtesisë, dekapitim i saj dhe kolapsi i plotë i sistemit;
- Shëndetësia një dështim i tmerrshëm, pandemia i vuri vulën;
- Arsimi, një dështim pa koment sepse kriza në arsim ulërin;
- Infrastruktura, pa asnjë diskutim një dështim, u bënë nja 22 km rruge me projekte të gjetura gati dhe qindra kilometra rruge imagjinare me koncesione miliardere;
- Politikat financiare të dështuara që katandisen tek aministia për të shplarë paratë e krimit, politika financiare për oligarkë sa gishtat e dorës.
Sipas Vasilit, e gjitha ajo që Rama po lë pas është dështim dhe miliarda euro borxhe në kurriz të shqiptarëve dhe se për këtë gjë duhet ndëshkuar dhe larguar nga pushteti. Shpërndaje te miqtë
