'Besoj se Rama dhe PS do të kenë një mandat të tretë sepse Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të Edi Ramës.'
Veliaj përdori dhe pandeminë e Covid-19 për të treguar se Rama është lideri që ka miq personal shumë prej ‘kokave të botës’ dhe se do të mund të sjellë në Shqipëri shumë shpejt vaksinën anti-Covid:'Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do të ketë një garë mes kombeve, një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër që njeriu më i fortë dhe më i famshëm që njeh është kunati i tij.'
Po ashtu Veliaj tha se Rama me lidershipin e tij dhe njohjet siguori 3-fishin e fondeve që qeveria e Libanit siguroi pas shpërthimit të 4 gushtit:'Rama ngriti 3 fishin e fondeve, krahasuar me fondet e mbledhura në Liban, që do të thotë ka shumë rëndësi se kush e drejton një krizë.'
Shpërndaje te miqtë
