Vlorë, Covid-19 përhapet në bashki, institucione e biznese

exit.al 13 Gusht 2020, 12:10

Nëntë persona të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në Vlorë në 24 orët e fundit. Pothuaj të gjithë personat punojnë në institucionet e biznese të ndryshme duke treguar se në qytet ka disa vatra infeksioni ende active.

Kështu një i infektuar është zbuluar në bashki, duke bërë që bashkia të mbyllet përkohësisht, deri në testimin e punonjësve të tjerë.

Dy të infektuar janë punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Vlorë.

Po ashtu në gjykatën e Vlorës janë infektuar një juriste dhe një roje.

Ndërsa për sa i përket bizneseve, një punonjëse e infektuar është gjetur në një fasoneri. Ende nuk ka informacione nëse fasoneria është mbyllur apo vazhdon ende punën.

Shpërndaje te miqtë