Humb jetën mësuesi nga Rrësheni, i infektuar me Covid-19

exit.al 13 Gusht 2020, 11:35

Një mësues 55-vjeç nga Rrësheni, i infektuar me koronavirus, ka humbur jetën, të enjten.

Ai ndodhej i shtruar prej të paktën 10 ditësh në spital dhe ditët e fundit ishte vënë në intubim për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Nuk dihet nëse 55-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i viktimave me Covid-19 në vend ka arritur në 209 që prej fillimit të pandemisë në mars.

Shpërndaje te miqtë