Varhelyi thekson se reformat janë të nevojshme për të marrë fonde nga BE

exit.al 9 Nëntor 2020, 17:15

Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Varhelyi takoi sot me 9 nëntor, ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e Procesit të Berlinit dhe planit të mbështetjes ekonomike.

Në takimin online mori pjesë gjithashtu Zëvendës Ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

Varhelyi ua bëri të qartë ministrave se nëse "qeveritë e tyre nuk do të ishin të vendosura për zbatimin e reformave thelbësore", ata nuk do të ishin në gjendje të merrnin fonde nga BE.

Varhelyi theksoi në deklaratën për shtyp se reformat e kërkuara nga BE janë "reformat ekonomike, forcimi i sundimit të ligjit dhe parimeve demokratike, lufta kundër korrupsionit, reformat administrative".

Në një postim në Tëitter pas takimit, Komisioneri Evropian tha se "e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE":

"Bashkëpunimi rajonal nuk është një alternativë ndaj integrimit evropian, por një pjesë thelbësore e tij. Rajoni duhet të krijojë një mjedis ku të rinjtë zgjedhin të qëndrojnë dhe të ndikojnë në ekonominë lokale dhe shoqërinë."

BE miratoi 9 miliardë euro ndihmë ekonomike për vendet në rajon për të luftuar krizën e koronavirusit

Shpërndaje te miqtë