Komiteti i Ekspertëve njoftoi kryerjen e testeve të shpejta Covid-19

exit.al 9 Nëntor 2020, 16:11

Komiteti i Ekspertëve njoftoi kryerjen e testeve të shpejta Covid-19 të hënën në një konferencë për shtyp. Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, deklaroi testet e shpejta do të ulin kohën që qytetari pret përgjigjen e testit.

"Do të kryhen teste të shpejta. Kjo gjë bën që të ulë kohën e pritjes së qytetarëve. Nëse testi del pozitiv, atëherë duhet të zbatohet karantina."

Komiteti i bëri thirrje qytetarëve të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën në mënyrë që të shmangin përhapjen e koronavirusit në vend. Shpërndaje te miqtë