Avokati mbrojtës i Thaçit: Do kërkoj lirim të përkohshëm, akuzat e pabaza

exit.al 9 Nëntor 2020, 16:12

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, David Hooper do të kërkojë lirimin e përkohshëm për Thaçin pasi ai nuk përbën rrezik për tu arratisur.

“Do të kërkoj lirimin e tij të ndërkohshëm.  Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime.”

Po ashtu, avokati theksoi se vetë Thaçi ka qenë një prej liderëve të Kosovës që mbështeti krijimin e gjykatës dhe prokurorisë special sepse e dinte që akuzat ndaj tij ishin gjepura:

“Këto pretendime Thaçi i dinte se ishin gjepura, ai ndihmoi Komisionin Evropian në krijimin e kësaj gjykate.”

Avokati u shpreh i habitur me akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj Thaçit:

"Ku janë aktakuzat për vjedhjen e organeve dhe Shtëpinë e Verdhë sepse këto ishin shumë të rëndësishme në nxitjen e krijimit të kësaj gjykate.

Asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për vjedhjen e organeve. Në vend të kesaj kemi një përmbledhje incidentesh shumica prej të cilave janë gjykuar në gjykatën e tribunalit ose në gjykata të tjera në Kosovë.”

Më herët, Thaçi u vetshpall i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Shpërndaje te miqtë