"Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve. Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky."
Duke folur me një bujk, Basha sqaroi planin e PD-së për bujqësinë:“Për bujqësinë ne kemi një plan që plotëson nevojat tuaja dhe në të së pari është subvencioni, siç vepron Kosova dhe më tej, heqjen e ‘taksës Rama’ mbi naftën.”
Ndërsa një banor tjetër tregoi se shtëpia e tij ishte shembur nga institucionet dhe pse nuk ishte e dëmtuar nga tërmeti. Ai tha se kur ka kërkuar llogari për shembjen e shtëpisë, policët kanë thënë se ‘është urdhër i atij të gjatit’ duke iu referuar kryeministrit Rama. Basha premtoi se dhënien e dëmshpërblimit të saktë dhe vënien para drejtësisë të përgjegjsve për këtë rast. Shpërndaje te miqtë
