Vaksina e Pfizer efektive ndaj variantit anglez të koronavirusit

exit.al 8 Janar 2021, 10:30

Vaksina e Pfizer/Biotech është efektive dhe ndaj variantit të ri të koronavirusit, sipas një studimi të kryer nga vetë kompania.

Studimi tregoi se vaksina neutralizonte variantin e ri anglez. Një nga shkencëtarët e vaksinës pohoi se është përdorur gjaku i personave të vaksinuar.

Ai shtoi se vaksina është efektive në 16 mutacione të Covid-19.

Shkencëtarët e vaksinës po përgatiten për të studiuar nëse vaksina është efektive për variantin e Afrikës së Jugut.

 

Shpërndaje te miqtë