Arrestohet një 28 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

exit.al 8 Janar 2021, 09:55

Policia arrestoi një 28 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se është arrestuar  A. K., 28, vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij erdhi si pasojë e një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Livornos në Itali.

28 vjeçari dyshohet se ka trafikuar sasi të madhe hashashi në Itali.

Shpërndaje te miqtë