Dorëhiqet sekretarja për Arsimin pas protestave në Kongres

exit.al 8 Janar 2021, 10:10

Sekretarja për Arsimim, Betsy  DeVos ka dhënë dorëheqje të enjten nga ky post, pas protestave në Kongres.

Ajo shkruan se administrata e Trump duhet të krenohet me arritjet gjatë kësaj kohe, por është detyrë e saj të rregullojë pasojat e sulmit të Capitol Hill nga protestues të dhunshëm.

Ajo i konsideroi protestat si të papërgjegjshme dhe theksoi se retorika e Trump pati ndikim tek protestuesit.

Ngjarjet e dhunshme të 6 janarit ku u vranë 4 persona kanë shkaktuar dorëheqjen e disa prej zyrtarëve të lartë amerikanë.

Stefani Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë.

Edhe sekretarja sociale e Shtëpisë së Bardhë, Rikie Niketa, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendës sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sara Methjus.

Media amerikane ka raportuar se dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brajan po konsideronte gjithashtu dorëheqjen, si edhe Potinxher, zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar i cili ka qenë një zë kryesor për politikën ndaj Kinës brenda administratës.

Shpërndaje te miqtë