Twitter pezullon për 12 orë llogarinë e Trump

exit.al 7 Janar 2021, 08:51

Twitter ka pezulluar për 12 orë llogarinë e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për shkak të postimeve të tij për zgjedhjet.

Në një njoftim, Twitter i kërkoi Trump të fshinte 3 postime në lidhje me zgjedhjet.

"Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump - të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme - për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil"

Twitter shkruan se nëse postimet e Trump do të kenë shkelje të politikave të integritetit do ta mbyllë përgjithmonë llogarinë e tij.

Të mërkurën, qindra qytetarë amerikanë protestuan përpara Kongresit.

Trump u bëri thirrje mbështetësve që të shkojnë në shtëpi, por gjithashtu përsëriti pretendimet e tij për mashtrime në zgjedhje.

Shpërndaje te miqtë