Xhonson dënon ngjarjet në Uashington: Pushteti të transferohet paqësisht

exit.al 6 Janar 2021, 23:17

Kryeministri britanik Boris Xhonson i ka quajtur të turpshme ngjarjet në Kongresin e SHBA që u pushtua nga një turmë protestuesish pro-Tramp.

Xhonson shkroi në Twitter se duhet të ketë një transferim të qetë dhe  të rregullt të pushtetit.

“Skena të turpshme në Kongresin e SHBA. Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë demokracinë në të gjithë botën dhe tani është shumë e rëndësishme që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit.”

Për ngjarjet në Uashington reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai u shpreh i trondtur dhe bëri thirrje që rezultati i zgjedhjeve të respektohej.

“Skena tronditëse në Uashington, D.C. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet.”

Presidenti i Zgjedhur, Xho Bajden e quajti kryengritje sulmin ndaj Kapitolit.

"Sulmi ndaj Kapitolit nuk është një protestë, është një kryengritje," tha ai.

Shpërndaje te miqtë