Trump shtyn nisjen e fushatës presidenciale

exit.al 13 Qershor 2020, 14:27

Presidenti Trump ka shtyrë mitingun e parë të fushatës së tij presidenciale për në 20 qershor, në mënyrë që të mos përplaset me organizimin e aktiviteteve për ditën historike që shënon fundin e skallërisë në SHBA. E njohur dhe si ‘Juneteenth’, fundi i skllavërisë festohet më 19 qershor, datë kur dhe Trump kishte vendosur të niste fushatën e tij presidenciale. Të premten, 12 qershor, Trump shkroi në Twitter:

 "Shumë miq dhe mbështetës të mi afrikano-amerikan më kanë sugjeruar që të konsiderojmë ndryshimin e datës në respekt të kësaj feste."

Ai tha se po e kalon tubimin në 20 qershor "për të përmbushur kërkesat e tyre". Shpërndaje te miqtë