Brazili, i dyti shtet në botë për numrin e të infektuarve dhe viktimave me Covid-19

exit.al 13 Qershor 2020, 13:20

Brazili ka tejkaluar Britaninë e Madhe si vendin e dytë në botë për numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19.

Brazili tashmë është vendi i dytë në botë, pas SHBA-ve, si për numrin e të infektuarve, ashtu dhe për numrin e viktimave: mbi 828 mijë të infektuar dhe rreth 42 mijë viktima.

Vetëm të premten, 12 qershor, në Brazil u regjistruar 843 viktima.

Aktualisht në gjithë botën ka mbi 7,6 milionë të infektuar dhe mbi 426 mijë viktima nga Covid-19.

Në vend të parë është Amerika me 2 milionë të infekuar dhe rreth 115 mijë viktima.

Më pas renditet Brazili, ndërsa vendet e tjera me numër të lartë të infektuarish janë Rusia, India dhe Britani e Madhe.

Shpërndaje te miqtë