“Djali im Danilo është një djalë i ri i ndershëm dhe i pastër. Ai është fajtor vetëm sepse është djali im.”
“Para tyre [medias KRIK], të papërgjegjshmit dhe të vrazhdët, askush nuk ka vënë kurrë nën shënjestër fëmijët e politikanëve. Duke sulmuar fëmijën tim, ata më shtynë në një cep nga i cili nuk kam ku të shkoj tjetër. Do të luftoj me gjithë forcën time dhe do t'i mposht të gjitha gënjeshtrat e tyre. Ua premtoj këtë atyre! ” shtoi Vučić.
Danilo Vuçiç ishte parë në një kafene në Beograd, duke ndjekur një lojë futbolli së bashku me disa njerëz, përfshirë Aleksandar Vidojević, i cili është i regjistruar në dosjet e policisë së Serbisë si anëtar i klanit Kavači, një nga dy grupet mafioze më të rrezikshme malazeze.
Lidhja Vuçiç - Vidojeviç është përmendur më parë në një hetim të OCCRP / KRIK / MANS. Në atë kohë, zyrtarët serbë akuzuan gazetarët se kishin vënë në shënjestër djalin e presidentit me porosi të opozitës serbe.
Shpërndaje te miqtë
