- Subvencionim nga shteti për vendet bosh në mjete për shkak të pandemisë;
- Të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ngjashëm me sektorin e peshkimit;
- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6 për qind.
“Ne paguajmë taksa dhe nuk janë marrë parasysh kërkesat tona. Kemi më shumë se dy muaj që i bëjmë të ditura kërkesat. Ne kërkojmë rishikimin e protokollit të sigurisë. Nuk mund të jetë përgjegjësi e operatorëve të transportit sjellja e pasagjerëve në bord.”
Ata kërkuan që të takohen me përfaqësues të qeverisë për t’i sqaruar kërkesat:“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe gjithë personave të deleguar prej tij që të reflektojnë që të na thërrasin në një tryezë, pasi nuk jemi ulur deri më tani. Kërkesat tona janë shumë të qarta, por nëse nuk i ka të qarta qeveria, ne pranojmë të ulemi dhe t’i sqarojmë.”
Shpërndaje te miqtë
