Tjetër rast abuzimi seksual ndaj një të mituri, arrestohet 48-vjeçari në Berat

exit.al 19 Qershor 2020, 12:31

Një 48-vjeçar është arrestuar të premten, 19 qershor, në Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 5-vjeçar.

Hetimet po kryehen nga Prokuroria e Beratit.

Javët e fundit, dy raste abuzimi seksual të të miturve janë bërë publike në vend.

Një rast ishte një vajzë 15-vjeçare, e cila ishte abuzuar dhe shantazhuar nga roja e shkollës dhe 3 djem të tjerë.

Ndërsa rasti tjetër ishte një përdhunim i dyfishtë, ndodhur në vitin 2015 ndaj një vajze, e cila kishte shkuar në Policinë e Shkodrës për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona, punonjës të Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër.

Por në ambientet e komisariatit, vajza është përdhunuar sërish nga një efektiv me inicialet I.D, me detyrë në atë kohë Specialist i Hetimit të Krimeve në DVP Shkodër.

Qindra qytetarë, aktivistë dhe shoqata të shoqërisë civile protestuan dhe kërkuan dënime të rënda për abuzuesit seksualë.

Shpërndaje te miqtë