OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar

exit.al 19 Qershor 2020, 13:02

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre personave të dënuar për vjedhje, trafikim lëndësh narkotike.

Ata janë:

  • Klaudjo Dervishi - banues në Sarandë, i akuzuar nga autoritete gjermane për grabitjen e 3 milionë eurove. Ai po e kryen dënimin në vend.
  • Myftar Dervishi - babai i Klaudjo Dervishit, duhet të deklarojë pasurinë si person i lidhur me Klaudjo Dervishin.
  • Zamira Gjongeci -  banues në Elbasan, e dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Gjongeci trafikonte heroinë nga Turqia në Itali. Ajo po kryen dënimin në vend.

Deklarat e tyre do t’i dërgohet SPAK e cila do të vrifikojë deklarimet e tyre dhe më pas do të vendosë për konfiskim të pasurisë së tyre.

Shpërndaje te miqtë