Tjetër sulm në Francë, 3 të vdekur, 7 të plagosur

exit.al 29 Tetor 2020, 10:55

Tre persona janë vrarë dhe të paktën shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm me thika pranë kishës së Notre-Dame, në Nisë të Francës.

Autori i vrasjeve është ndalur nga policia.

Lajmin e bëri publik bashkiaku Christian Estrosi, i cili e quajti ngjarjen 'sulm terrorist'.

Qytetarët që kanë parë ngjarjen e rëndë kanë deklaruar se një gruaje iu pre koka.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Pak ditë më parë, në Francë, një mësuesi iu pre koka nga një nxënës, pasi tregoi karikatura të profetit Muhamed gjatë një ore mësimi.

Shpërndaje te miqtë