Shefe e reanimacionit në Sanatorium: Po rritet numri i pacientëve të shtruar në spital

exit.al 29 Tetor 2020, 10:43

Profesoreshë Alma Cani, shefe e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” Covid2, i ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat për të ndalur përhapjen e koronavirusit, veçanërisht mbajtjen e maskave dhe distancimin social. Përmes një videoje shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Cani shprehet se çdo ditë po rritet numri i pacientëve të shtruar në spital. Ajo theksoi se mbajtja e maskës ul ndjeshëm përhapjen e Covid-19:

“Nuk duam t’ju shikojmë në ambientet e spitalit për të mbajtur maska të tjera, maskat e oksigjenit, e për më tepër asistencat në terapi intensive. Ndaj mbani maskën, mbroni jetën e të gjithëve ne.”

Shpërndaje te miqtë