Subjekti deklarues përfshihet në fushën e veprimit të të Ligjit Nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 17/2016.
Megjithëse dënimi me gjobë nuk përfshihet në fushën e ndalimit të ushtrimit të funksionit sipas nenit 2 të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, por sa rezulton më sipër, subjekti nuk ka deklaruar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë në formular edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit.
Ai i është përgjigjur me “Jo”, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj. Në KREUN III, pika 3, ç), të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 17/2016 thuhet se formulari (që plotësohet dhe firmoset nga subjektet vetedeklarues) përmban një rubrikë ku detyrimisht pasqyrohet se “....pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të, passjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik.” Duke nënshkruar, në faqen e dytë të formularit II “Marrja dijeni mbi efektet e formularit dhe të vetëdeklarimit”, pika d) “Pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në këtë Formular dhe refuzimi i depozitimit të gjurmëve daktiloskopike, passjell skualifikimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik.” Shpërndaje te miqtë
