“Na premtuan që nuk do bëhej inceneratori. Para zgjedhjeve në maj i hoqën makineritë dhe na u tha që nuk do vijonte më si projekt. Kryebashkiaku në një takim jopublik me përfaqësues të fshatit tonë na premtoi që kjo nuk do të ndodhte edhe deputetët e zonës na dhanë fjalën që gjithçka do të rregullohej por nuk ndodhi kështu.”
Banorët tregojnë se kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit, ka filluar ndërtimin pavarësisht protestave të banorëve e premtimeve të qeverisë."[Kompania] ka tentuar të na joshë duke na thënë që do kemi përfitime dhe do na punësojnë por edhe na kanë kërcënuar por ne nuk do heqim dorë, shtojnë banorët e Verrisë."
Koncesioni për ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit 28 milion eurosh në Fier ju dha nga qeveria Rama, kompanisë “Integrated Technology” në shtator të 2016-ës. E njëjta kompani ka fituar dhe koncesionin për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës. Shpërndaje te miqtë
