Tatimet dhe BKH marrëveshje për shkëmbim informacioni kundër korrupsionit

exit.al 20 Tetor 2020, 15:49

Drejtoria e Tatimeve dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nënshkruan një marrëveshje për shkëmbimin e informacioni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Drejtoresha Tatimeve , Delina Ibrahimaj dhe drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj pohuan se marrëveshja synon të forcojë luftënh kundër kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, goditjen e veprimtarisë kriminale dhe vënien para drejtësisë të autorëve të tyre.

Marrëveshja detajon procedura dhe rregullat e bashkëpunimit midis dy institucioneve në mënyrë që të sigurohet realizimi i aksesit, komunikimit, shkëmbimit të informacionit.

Shpërndaje te miqtë