Mbyllet një tjetër kopësht për shkak të Covid-19

exit.al 20 Tetor 2020, 15:16

Pas kopshteve në Pogradec e Vlorë, dhe një kopësht në Fier është mbyllur për shkak të Covid-19.

Kopshti publik nr.3 në Fier u mbyll përkohësisht pasi një sanitare rezultoi e infektuar me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik po kryen testimin e punonjësve të tjerë të kopshtit, të cilët janë vetëkarantinuar.

Shpërndaje te miqtë