“Presioni i qeverisë për të shkatërruar konkurrencën në Shqipëri rezulton më e larta në total ku thuajse 50% e bizneseve ndjejnë një kërcënim serioz nga ana e qeverisë për t’iu dorëzuar monopolit.
Gati 56% e bizneseve në fushën e farmaceutikës ndjejnë presionin e shtetit për t’iu dorëzuar monopolit dhe oligarkut që urdhëron qeveria.
5 nga 9 lloje biznesesh kërcënohen nga qeveria për të mbyllur biznesin apo për t’ia shitur atë një oligarku apo monopolisti.
Shteti është kthyer në zyrën noteriale që aprovon politikat fiskale të oligarkisë dhe monopoleve.”
Ajo premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, do të hiqet çdo barrierë që pengon konkurrencën, nuk do të ketë asnjë koncesion në sektorë monopol, nuk do të këtë ligje speciale që favorizojnë 5 vetë e diskriminojnë 95% të bizneseve. Shpërndaje te miqtë
