Përfundon rindërtimi i shkollës së parë të dëmtuar nga tërmeti

exit.al 4 Nëntor 2020, 10:39

Kryeministri Edi Rama njoftoi, të mërkurën, se kanë përfunduar punimet për shkollën e parë të rindërtuar, pës dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një videoje në Facebook, Rama tregoi ambientet e reja të shkollës 9-vjeçare ‘Shaqe Mazreku’ në Durrës.

Shkolla u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në maj IKMT-të shembi plotësisht ndërtesën.

Kjo është një nga 12 shkollat e dëmtuara në qarkun Durrës, të cilat janë planifikuar të rindërtohen.

Shpërndaje te miqtë