Dy naftëtare dërgohen me urgjencë në spital

exit.al 4 Nëntor 2020, 10:25

Dy prej naftëtareve në grëve urie janë dërguar, të mërkurën, me urgjencë në spitalin e Fierit për shkak të problemeve shëndetësore. Kjo është dita e 21-të e grevës së urisë dhe gjëndja e tyre shëndetësore është rënduar. Pavarëisht kësaj, naftëtaret e tjera deklaruan se do të vazhdojnë grevën. Po ashtu ato thanë se kanë marrë mesazhe kërcënuese për të dalë nga greva. Njëra prej tyre u shpreh:

“Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori.”

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit që të plotësojë kërkesat e tyre: marrjen e rrogave të prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri. Shpërndaje te miqtë