“Hapja e negociatave nuk do të ndryshojë asgjë konkretisht në jetën e tyre, të paktën në fazën e parë. Realiteti është që vetëm shqiptarët mund ta ndryshojnë kushtet e jetesës së shqiptarëve. Por fakti është që qeveria është totalisht e paaftë, edhe opozita është totalisht e paaftë.”
Duke komentuar raportin e përparimit të KE-së, Vincent van Gerven Oei tha se ai nuk solli asnjë risi, ‘është i sheqerosur si raportet e tjera para tij’. Mëgjithatë sipas tij, konteksti gjeo-politik ka ndryshuar:“Kemi parë në vitet e fundit që ka patur shumë pak përmirësime në Shqipëri, nga ana e shtetit ligjor, demokracisë. Por ka patur një përkeqësim të qartë brenda europës. Nëse shohim Hungarinë, Polonin, Bullgarinë kanë patur problem serioze me shtetin ligjor, me regjime mafioze, me lirinë e medias.
Procesi i integrimit ka qene gjithmon që BE-ja dhe Shqipëria të afrohen. Mesa duket Bashkimi Europian i është afruar pak Shqipërisë dhe procesi mund të fillojë.”
Hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, studiuesi holandez e quajti ‘një nevojë të qartë gjeopolitike të Bashkimi Europian’. Shpërndaje te miqtë
