PE do të zhvillojë seancat në Strasburg prej 19 tetorit

exit.al 8 Tetor 2020, 19:44

Europarlamentarët do mund të kthehen në Strasburg për të zhvilluar seancat parlamentare, raporton Politico.eu.

Sipas tyre presidenti i PE do të njoftojë se seancat parlamentare do të zhvillohen nga 19 tetori, pasi numri i të infektuarve në qytetin Alsatian kanë rënë.

Parlamenti Evropian vendosi më herët të anulojë seancën e tij plenare në Strasburg në tetor pasi autoritetet belge e caktuan qytetin Alsatian si “zonë të kuqe” për shkak të numrit të rasteve të koronavirusit.

Shpërndaje te miqtë