Vetizolohet Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli

exit.al 8 Tetor 2020, 19:20

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është vetizoluar pasi ka patur kontakt me një të infektuar nga koronavirusi.

I infektuati ishte pjesë e stafit të Sassolit.

Në një postim në Twitter, Sassoli shkruan se është shumë mirë dhe nuk ka simptoma. Megjithatë ai do të qëndrojë në izolim nga 8 deri në 10 ditë.

Më herët presidentja e Komisionit Europian, Ursula von den Leyen është izoluar pasi pati kontakt me një të infektuar me koronavirus,

Shpërndaje te miqtë