Studentët 4 kërkesa për qeverinë: Mësim i alternuar, paketa interneti falas

exit.al 2 Nëntor 2020, 12:40

Një përfaqësi e studentëve i ka bërë apel Komitetit të Ekspertëve anti-Covid që të rivlerësojnë dhe njëherë vendimin për zhvillimin e mësimit online.

Përmes një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve, studentët kërkojnë:

  1. Mësim i alternuar, online dhe në auditore - leksionet online, ndërsa seminaret në auditore;
  2. Rimbursim i pagesave të konvikteve dhe të qerave;
  3. Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët;
  4. Mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online.

Një pjesë e studentëve kanë varur maskat e tyre në kangjellat e ministrisë në shenjë simbolike se nuk kanë frikë nga Covid-19, por duan të rikthehen në shkolla.

Ndërkohë policia i ka bërë thirrje studentëve që të shpërndahen pasi protesta e tyre është e paligjshme, për shkak të situatës së pandemisë.

Shpërndaje te miqtë